Tragjedia e familjes Lala, lokalizohet një trup i pajetë nën rrënojat e vilës 4-katëshe

AKTUALITET


Lokalizohet një tjetër trup i pajetë në gërmadhat e vilës së familjes Lala në zonën e ish-Kënetës. Paraprakisht dyshohet se trupi i përket Marjeta Lalës, por ende nuk ka konfirmim zyrtar. Ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e saj nga gërmadhat.

Familja Lala me 8 anëtarë nga Kosova u bllokua në vilën 4 katëshe në orën 4 të mëngjesit të 26 nëntorit pas tërmetit të fortë 6.3. Për 8 orë me radhë, objekti me banorët brenda ka qëndruar i anuar, i pjerrët, por i pashembur. Anëtarët e familjes Lala ishin brenda, e pamundur të dilnin, për shkak se dyert ishin bllokuar. Ata kanë komunikuar dhe kërkuar ndihmë, por e pamundur që në banesë të ndërhyej në kohë nga ekipet e shpëtimit.

Vila u shemb dhe ra përdhe në orën 12:00 të 26 nëtorit dhe kjo u pa ‘live’ nga transmetimet e televizioneve duke lënë pas vetëm gërmadha. Prej tyre ka mbijetuar deri tani vetëm 17 vjeçari Rame Lala.

Ndërsa Sadete Lala 79 vjeç, është nxjerrë e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë. Ilir Lala, (ishte i paralizuar prej vitesh) është nxjerrë i pajetë, i biri i Sadetes. Amelia Lala, është nxjerrë e pajetë, 6 vjeçe, vajza e Marjetës.

Griselda Lala, motra e Ramës, 15 vjeç, e pagjetur. Marjeta Lala, nusja e djalit e Sadetes, kunata e Ilirit, nëna e katër femijëve, e zhdukur. Emilio Lala, djali i Marjetës, i zhdukur.  Dionis e Dionisa Lala, binjakë 3-vjeçar nën rrënoja, fëmijët e Marjetës.



Skip to toolbar