Tragjedia në Serbi, jep dorëheqjen ministri i Arsimit

AKTUALITET


Ministri i Arsimit Branko Ruzhiç ka dhënë dorëheqjen. Ky vendim pasoi vrasjen masive në shkollën fillore të Beogradit “Vladislav Ribnikar”, në të cilën një nxënës vrau tetë nxënës dhe një roje.

Ruzhiç më pas publikoi letrën e tij drejtuar kryeministres Ana Brnabiç në Twitter, në të cilën thuhet se ai “ka ofruar menjëherë dorëheqjen në ditën kur ndodhi tragjedia”.

“Dorëheqja është një akt personal por edhe politik, në shoqëritë e zhvilluara demokratike është shenjë fuqie, ndërsa në rajonin tonë shumë shpesh është shenjë dobësie. Le të gjykojë publiku”, shkruan ai në letër.

Ruzhiç tha se Serbia duhet të qëndrojë e bashkuar në dhimbje, pikëllim dhe luftë në mënyrë që si shoqëri “e mira ta mposhtë të keqen dhe drejtësia të mundë padrejtësinë”.



Skip to toolbar