Një 18- vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor ditën e djeshme (20 janar), në Vignola të Italisë.
Shqiptari është identifikuar si Idris Kreshpaj, ndërsa viktimë ka ngelur edhe një 24-vjeçar maroken i identifikuar si Rida Sidrine.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy të rinjtë e tjerë (17 dhe 23 vjeç) që ndodheshin në makinë, të cilët kanë pësuar fraktura.
Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën për në Sassuolo. Makina në të cilin udhëtonin të rinjtë, një Citroen C3, u përmbys disa herë përpara se të përplasej me një mur të ulët gardh të një shtëpie.
Sipas mediave italiane, rrethanat janë ende nën hetim, por nga të dhënat fillestare rezulton se nuk janë përfshirë automjete të tjera.