Trako: Dy paradokse të një dite

Më të fundit


Nga Edmond Trako – Themelues i PD, dhjetor 1990

Ka kohe qe kam dashur te ndaj kujtimet e nje dite qe lidhen pikerisht me momentin kur ne Shqiperi po vinte ne jete Pluralizmi Politik pas nje mbreterimi me shume se 40 vjecar te PPSh-se.

Duke qene vete present aktiv ne ato ngjarje vendosa ti ndaj ato me publikun edhe me pergjegjesine e ndricimit te disa vertetave te cilat jane kontestuar e interpretuar sipas interesave te paleve.

MISIONI I PAMUNDUR

Mbasditen e 8 Dhjetorit u lajmeruam per nje mbledhje urgjente ne sallen e Byrose te Partise te Rrethit(mbasdite vone) dhe shenjat ishin per dicka jo te zakonshme. Aty pervec punonjesve te Aparatit te Kom. Partise ishin ftuar edhe kuadrot kryesore te Rrethit-Kryetari i Komitetit Ekzekutiv, Komisari e Komandanti i Divizionit, Kryetari i Deges te Puneve te Brendshme, Ata te organeve te Drejtesise.

Ish sekretari i Pare i Partise(Rakip Balla) informoi per situatene re te krijuar nga protestat e studenteve ne Tirane dhe faktin qe ne krye te tyre ishin vene disa studente nga Tropoja te cilet vinin nga familje qe konsideroheshin te “besueshme”per regjimin duke theksuar vecanarisht rolin e Azem Hajdarit , te vellait te Rasim Hasanit -Instruktor ne Kom. e Partise te Rrethit.

Pas mbledhjes Rakipi na tha mua dhe Rasimit te ndalonim ne zyren e tij. Ai kerkoi qe Une dhe Rasimi te merrnim rrugen per ne Tirane dhe per te shkuar te bisedojme me studentet tropojane me qellim qe te ndalonim protestat e tyre . Duke qeshur i them Rakipit se une po nisem me Rasimin por mos mendo se une do te kthehem bashke me ate.

Dhe ashtu ndodhi. Pasi mberritem te Dielen me 9 Dhjetor ne Tirane ne mbremje vone u ndame me Rasimin me mendimin qe te takoheshim te nesermen tek Qyteti Studenti i cili ishte kthyer ne qendren e gravitetit te zhvillimeve te reja per te ardhmen e Shqiperise.

Ne fakt ne kurre nuk u takuam me per qellimin qe ishim nisur bashkarisht pasi zhvillimet e reja e kishin bere tashme te panevojshem.

PARADOKSI I PARE

Te henen me 10 Dhjetor shkova tek Komitetit Qendror i Partise per te cuar nje kopje te plote te dosjes per Sali Berishen i cili ishte propozuar si kandidat i PPSh-se per Tropojen per ta perfaqesuar ne Kuvendin Popullor si deputet i Tropojes ne zgjedhjet qe do mbaheshin se shpejti gje te cilen doktori e kishte pritur me entuziazem.
Ne zyren e kuadrit erdhi nje punonjes i atyshem dhe me thote se shoku Xhelil po te pret ne zyre. Xhelil Gjoni ato kohe ishte figura e dyte kryesore e Partise pas Ramiz Alise.

Pasi me beri disa pyetje per studentet tropojane ne krye te protestave dhe rreth familjeve te tyre ai u ndal me se shumti te pyetjet rreth Saliut te cilin mesa kuptova e njifte edhe me mire se une.

Aty e mora vesh se ai(Saliu) nje nate perpara kishte qene ne takim me Ramizin dhe Xhelilin(ka qene edhe dikush tjeter qe une nuk e di) dhe kishin biseduar per krijimin e nje Partie te re dhe perfundimisht deklarimin e Pluralizmit politik ne Shqiperi.

Me pas Xhelli me pyeti nese Saliu kishte respekt ne Tropoje ?

Ju pergjigja se Ai(Saliu) duke qene doktor ka ndihmuar shume njerez nga Tropoja dhe per kete eshte dikush per te cilin njerzit e Tropojes padyshim qe kane respekt.

Ndermjet tyre edhe babai im eshte nje pacient i tij dhe flet me shume respekt per ate.

Nderkaq bie zilja e telefonit dhe mora vesh qe ne anen tjeter ishte zeri i Ramiz Alise i cili po bisedonte me Xhelilin per zhvillimet me te reja tek studentet. Kur ai mori vesh qe isha ne zyre tek Xhelili i tha qe silleni sekretarin e Tropojes te bisedoj pak me te.

Keshtu ndodhi dhe ne moment Guri(Zeneli) mberriti ne dere per te me shoqeruar.

Pasi u pershendeta me te pa u ulur me pyeti nese e njifja nga afer Sali Berishen dhe familjen e tij ne Tropoje dhe cfare mendoja per ato?

I tregova qe Saliun personalisht nuk e njifja nga afer ndersa familjen e tij te madhe e njifja me mire dhe se ato ne pergjithesi kane nje emer te mire. Mu dukte mjaft i menduar por edhe sikur donte te gjente ate qe i “kishte humbur”. U ndame dhe ky qe shtrengimi i fundit i duarve me ate.

Edhe une ne ate moment e kuptova qe dosja e Sali Berishes si kandidat per deputet i PPSh-se per zgjedhjet e radhes ne Kuvendin Popullor nje kopje te seciles e lashe tek zyra e kuadrit ne KQ te PPSh-se nuk i hynte me ne pune askujt,

Dukej qe fati i Saliut ishte paracaktuar dhe do te ishte lider i Partise te pare opozitare ne Shqiperi(ne fakt e para ka qene Partia Ekologjike e Namik Hotit).

E kuptova krejt qarte qe “shkues per kete” ishte dora-vete Ramiz Alia.

Kesisoj Dosja me Propozimin e Z. Berisha si kandidat per Deputet te PPSh-se mbeti per tu mbajtur mend si PARADOKSI PARE i asaj dite dhjetori kur Tirana me ngjante me shume me ate “gruan shtatezane te cakerdisur” qe do te sillte ne jete foshnjen e pare e qe askush nuk e dinte nese Shqiperia do te behej me “djale” qe te gjithe e adhuronin ose me “vajze” e qe do kishte jo pak qefprishur.

Ne fakt “foshnja qe lindi” ishte e “vdekur” dhe ajo i mbeti si mallkim shqiptarve e Shqiperise per pothuajse 34 vjet.

Ne nuk mundem te ndertojme as demokracine e vertete, as institucionet e saje, as shtetin ligjor ku cdo qytetar te ishte i barabarte perpara ligjit, as ndertuam nje ekonomi prosperioze e cila do te punonte njesoj per te gjithe, as zhvilluam arsim, as shendetesi. Krimi, korrupsioni megalopant, shpopullimi i vendit u be trinomi shkaterrues i ketij vendi dhe pasojat e tyre e vrane shpresen e jetes ne kete vend. Ky eshte preludi i te ashtuquajturve “heronje te asaj dite”. Ne fakt udheheqja e asaj Levizjeje u vodh tinezisht mbi bazen e “parimeve te Katovicxes”.

PARADOKSI I DYTE

Sapo lashe zyren e Ramiz Alise dhe mora drejtimin per ta lene ate godine duke zbritur shkallet takova mikun tim te dashur Ilia Kongo qe edhe ai nga tejlodhja mu dukt disi i perhumbur ne veten e tij.

Ju luta per nje kafe dhe se bashku zbritem poshte ne basmentin e godines ku edhe ndodhej nje bufe e vogel por simpatike.

Ai pa pritur fare (qe une vete as po e coja ndermend) me thote ” He do ta pyesish Azemin se cfare do te bejme me kerkesen e tij per te hyre ne radhet e PPSh-se”. Po e shikoja disi i habitur(ne fakt isha shume i hutuar e konfuz nga ato qe perjetova ate dite) dhe per nje moment mu kujtua (ndermjet 27-30 Nentor) kisha biseduar me Ilian nga zyra ime ne Komitetin e Partise te rrethit( ne prezence te vete Azem Hajdarit) rreth mundesise per te marre ne shqyrtim kerkesen e Azemit per te hyre ne radhet e PPSh-se.

Azemi kishte ardhur ato dite ne Tropoje per te kaluar pake dite pushime per festat e Nentorit dhe kerkoi te me takonte per nje flete Rrufe qe nje puntor nga Fierza i kishte vene diku aty ne Qytet Sekretarit Pare. Ai erdhi te me tregonte mua “duke qene edhe si miku i tij” dhe me tha se do te shkonte ta hiqte.

I thashe qe te mos e bente nje gje te tille dhe atij do ti jepej pergjigje per ankesen e tij. Ne fakt ai e kishte pas hequr perpara se te vinte ne zyren time.

Aty ai me kerkoi qe te benim nje perpjekje tjeter per kerkesen e tij per tu pranuar ne radhet e PPSh-se pasi njehere nuk patem pasur sukses kur aplikoi per te hyre ne Parti dhe Une(ne fakt Byroja e Rinise te Rrethit e une si drejtues i saje) i patem dhene “Rekomandimin” per tu pranuar ne radhete Partise por qe Byroja e partise te rrethit e hodhi poshte per disa raste sjellje impulsive te Azemit per te cilat ai i kishte gati te zakonshme dhe une mora nje verejtje “Per mungese vigjilence dhe shfaqje oportunizmi” ne punen me pranimet e reja ne Parti.

Tashme kishin kaluar 2-3 vjet nga koha e kerkeses te pare dhe ate dite te fundit te Nentorit 1990, Vetem 10 dite para se te krijohej PDSH(Kryetari Komisionit te organizimit te seciles do te zgjidhej vete Azemi) une flas ne telefon me Sekretarin e Komitetit te Partise te Universitetit dhe ju luta qe ta merrnin ne shqyrtim kerkesen e Azemit dhe e lame bashkarisht qe ne sherbimin tim te pare ne Tirane te takoheshim te tre. Azemi u gezua shume dhe pasi me falenderoi shume here per angazhimin tim u largua per te mos u hapur me kurre biseda per ate kerkese deri ate dite qe takova Ilian ne bufene e KQ te PPSh-se.

I thashe Ilias qe me takon mua ta paguaj kafene tende pasi ti e bere “punen tande” duke qeshur bashkarisht. Te pakten u tregove i gatshem per ta shqyrtuar kerkesen e Azemit. “Fajtor ishte Azemi qe nuk e mbajti fjalen” dhe ajo qeshje sikur na pruri pak ne vete.

Ky ishte edhe PARADOKSI I DYTE IASAJ DITE DHJETORI.

Si perfundim duhet thene se Levizja e Dhjetorit pervecse nje proteste popullore kunder nje regjimi qe e kishte cuar vendin drejt nje kolapsi te plote ekonomik, politik e social nuk ishte e qarte ne objektivat dhe programin e saje.

Fatkeqesisht dike mos pasur nje Levizje Desidente te formuar ne kohe e siper(dhe kjo edhe per shkak te ashpersise te regjimit), ashtu sikurse ne nuk kemi pasur ndonje tradite te qarte ne kulturen politke demokratike te organizimit e drejtimit, Timoni udheheqes i Levizjes te Djetorit perfundoi ne duart e ish-komunisteve (bile tejet fanatik si sic ishte vete Sali Berisha), ashtu edhe te servileve dhe sherbetorve me te keqinje te regjimit vjeter, spiunve dhe hafijeve pa pagese te Sigurimit Shtetit(te cilet ishin kudo me bollek) te cielet duke rrembyer frenat e drejtimit te Opozites te sapolindur cuan ne abortimin e ndertimit te Demokracise ne vendin tone dhe ne sot kemi kete Shqiperi qe gjendet ne pike te hallit , e thyer dhe e nenshtruar nga krimi e korrupsioni, nje vend ku klasa e tij e piste politike 34 vjecare ka mbetur e mbahet pothuajse ne te njejten garniture.

Nje Kryeminister qe skofjon e prodhon gazra toksike te nje mega-korrupsioni mbytes e frenues(prej me shume se 25 vjetesh ne Pushtet) dhe qeveris nje narko-shtet duke shpopulluar vendin cdo dite dhe,

Nje Kryetar Opozite 80 vjecar edhe ai i krrusur deri ne toke nga krimi e korrupsioni marramendes i vete atij e familjes, i shpallur Nongrata nga Qendrat e Demokracise perendimore(USA dhe BM) sillet si nje lugat rrugeve te vendit per te “frymezuar e mbjellur shpresen. ” O hossana!

Akoma e kujtoje me zemrim ate dite te 10 Dhjetorit 1990!

Mendoj se ate dite ishte uzurpuar e ardhmja e Demokracise ne vendin tone!



Skip to toolbar