Transport publik falas në Tiranë? Shifrat tregojnë se kostoja është e lartë dhe s’mund të realizohet

AKTUALITET


“Me Belind Këlliçin në Bashkinë Tiranë, transporti publik do të jetë për të gjithë falas.” Por sa real është një premtim i tillë? Sipas të dhënave zyrtare te bashkisë Transporti publik urban në Tiranë përdoret mesatarisht nga rreth 200,000 persona në ditë duke pasur një kosto prej 248 milionë lekësh në një muaj.Pra vetëm për të kompensuar biletat që paguajnë qytetarët bashkia duhet të akordojë një fond prej 3 miliardë lekësh në një vit. Ndërkohë që për shpenzime të tjera për transportin publik bashkia e Tiranës parashikon 4.5 miliardë lekë të tjera në buxhetin e viti 2023.

Në këtë mënyrë nëse ky shërbim do ofrohej falas 7.5 miliardë lekë ose rreth 26% nga 28.8 miliardë lekë që është buxheti total i bashkisë do të shpenzohej vetëm për transportin publik. Kostoja do të transferohej më pas po tek qytetarët e madje disafish. Edhe pse do te kishin falas bileten 40 lekeshe te urabanit, qytetareve te tiranes do tu mungonin sherbime te tjera cilesoire, pasi nje pjese te mire e takasve dhe tarifave locale qe ata paguajne per pushtetin vendor, nuk do te shkonin per mirmbajtjen apo investimet në shkolla e kopshte.

Transporti publik qytetas, rrethqytetas, ndërqytetas në rang vendi numëron rreth 3 mijë e 300 mijë të punësuar, sipas shifrave të publikuara vitin e kaluar nga Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës, me nje flote prej 1 mijë mjetesh. konsumi i karbuantit nga keto mjete shkon deri ne 2 milionë litra në muaj .(169 leke/liter).

Mesatarisht kosto e përllogaritur e pagave të personelit për Tiranën kap vlerën e 13.200.000 lekëve çdo muaj ose 158.400.000 leke ne vit. Nese transporti publik ne Tirane do te ofrohej falas, me shpenzime te mbuluara nga bashkia , atehere minimalisht cdo muaj detyrimet do te ishin prej (13.200.000 paga/muaj + 374.000.000 leke/muaj karburant) 387.200.000 leke ne muaj.

Që prej vitit 2013 shërbimi i transportit publik urban kryhet nga 11 operatorë privatë të cilët realizojnë shërbimin në 16 linja të ndryshme. Operatorët zotërojnë gjithsej një flotë prej 311 mjetesh ndërkohë që bashkia subvencionion të gjitha kategoritë në nevojë siç janë personat me aftësi të kufizuar, personat me ndihmë ekonomike dhe studentët, duke marrë parasysh të gjitha këto transporti public falas, nuk do të ofronte asnjë ndihmë reale për qytetarët në kushte të vështira ekonomike.

Në këtë mënyrë premtimi i Belind Këllicit duket se është vetëm një tjeter premtim jo real, pas atij të Lulzim Bashës 12 vite me pare për ndërtimin e një tramvaji, i cili mbeti vecse ne deklaratat elektorale.



Skip to toolbar