Transporti i emigrantëve nga Italia/ Mediat italiane: Kushton 4,5 milionë euro çdo muaj

AKTUALITET


Italisë do t’i kushtojë deri në 13.5 milionë euro transporti i emigrantëve të paligjshëm drejt qëndrave të pritjes në Shëngjin, ndërkohë që autoritetet e vendit fqinjë shqyrtojnë kërkesat e tyre të azilit.

Kjo është ajo çfarë shkruajnë mediat Italiane të cilat thonë se cika e tillë parashikohet nga konsultimi paraprak I tregut, një nisëm kjo  e Ministrisë së Brendshme Italiane.

Kjo kosto prej 13.5 milionë eurosh përfshin marrjen me qera të një trageti për periudhën 90 ditore nga 15 shtatori deri më 15 dhjetor të vitit 2024 dhe pagesat për një staf operativ që do të shoqërojnë emigrantët në target ku pritet të jenë 100 të punësuar.

Sipas asaj që thuhet në mediat Italiane, në çdo udhëtim me target pritet që të sillen në qendrat e pritjes në Shqipëri 200 emigrantë dhe në target do të jenë 300 persona çdo rrugë duke përfshirë stafin operativ prej 100 persona.

Operacioni për sjelljen e emigrantëve të paligjshëm drejt Shqipërisë pritet të zgjasë 6 ditë për autoritetet Italiane.

Dokumentat e Ministrisë së Brendshme në vendin fqinjë thonë se nga nisja e emigrantëve nga territori Italian e deri tek mbërritja e tyre në Kampet e Pritjes në Shqipëri do të duhen rreth 50 orë. Periudha 6 ditore që përmendet nga Mediat Italiane përfshin edhe momentin kur emigrantët do të shpëtohen pranë ujërave italiane. Nisja e tyre do të bëhet nga jugperëndimi i ishullit Lampedusia.

Këto detaje të reja të zbuluara nga Mediat Italiane bazuar në të dhënat e Ministrise se Brendhshme te vendit fqinje vijnë ndërsa këtë të mërkurë vendin tone pritet ta vizitojë Kryeministrja Italiane Giorga Meloni, e cila ke treguar mirenjohjen e saj te thelle per ndihmen qe Shqiperia po i jep Italise ne keto kohe te veshtira.



Skip to toolbar