TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bashkë me ambasadorin gjerman, Karl Bergner, dhe atë të BE-së Silvio Gonzato po prezantojnë projektin “Transporti i Gjelbër në Tiranë” – një risi që sipas Veliaj, synon zhvillimin, projektimin, zbatimin dhe vënien në funksionim të sistemit të parë të transportit të shpejtë me autobusë elektrikë (“e-BRT”) në kryeqytet.
Në fjalën e tij, ambasadori i Gjermanisë, tha se ky projekt do të kushtojë më shumë se 112 milionë euro dhe se Gjermania do jetë kontributori më i madh.
Ai tha se Qeveria Federale e Gjermanisë do të japë një hua prej më shumë se 50 milionë euro, për realizimin e këtij projekti, i cili sipas tij do të ndihmojë qytetarët dhe do të përmirësojë shërbimin e transportit urban.
“ Në këtë projekt, tre nga linjat kryesore do të kalojnë në transportin e shpejtë duke dyfishuar shpejtësinë e transportit. Objektivi kryesor është reduktojë kohën e transportit në sektorin urban dhe duke rritur numrin e pasagjerëve. Të gjitha këto ndryshime, ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen dhe i gjithë ky ndryshim nuk vjen pa një pagesë dhe kërkon po ashtu ekspertizë. Për të qenë më të saktë, ky do jetë një projekt prej 112 milionë eurosh dhe ne Republikë Federale do jemi kontributori më i madh me një hua me më shumë se 50 milionë euro, në kuadrin për investimit për Ballkanin Perëndimor. Jemi besimplotë si qeveri e Gjermanisë së këto para do të shpenzohen më së miri, dhe veçanërisht qytetarët e Tiranës do të përfitojnë nga një transport i shpejtë, më pak ngecje në trafik”, tha ai