Përdorimi i biokarburanteve do të jetë një sfidë e qeverisë në vitet e ardhshme. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hedhur për konsultim një draftligj në bazë të cilit parashikohet të nxitet transporti i gjelbër dhe reduktim i emetimeve të gazeve serrë. Në projektligj janë përcaktuar nivele të përdorimit të biokarburanteve të cilat do të rriten gradualisht deri në arritjen e objektivit të përcaktuar nga Bashkimi europian. Sasia minimale vjetore në treg e biokarburanteve dhe e lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport, duhet të jetë jo më pak se 1 për qind të sasisë të konsumi perfundimtar te lendeve djegese në sektorin e transportit në vitin 2025. Më pas nga viti 2026 deri në vitin 2030 kjo sasi do të rritet gradualisht me 1% te vit me synim qe ne vitin 2030 te jete jo me pak se 7%. Për të nxitur përdorimin dhe prodhimin e biokarburanteve qeveria parashikon lehtësi fiskle për prodhuesit. Të gjitha subjektet do të përfitojnë
Lehtësitë dhe përjashtime nga tatimet dhe taksat ne lidhje me sasitë e biokarburanteve te pastra 100 %.
Qëllimi i ligjit është të krijohen politika te tilla nxitëse për prodhimin e biokarburanteve apo tregtinë e tyre në Shqipëri me origjine te ndryshme për të garantuar mbrojtjen e mjedisin nëpërmjet respektimit të kritereve të qëndrueshmërisë dhe reduktimit të emetimeve të gazeve serrë.
Nisma ka për qëllim përmbushjen e angazhimeve për uljen e nivelit të emisioneve të gazeve që vijnë nga konsumi i hidrokarbureve në këtë sektor. Për Shqipërinë, transporti është kontribuesi më i madh i CO2 dhe në përmasat e vendit, ndikon në ndryshimet klimatike.
Referuar bilancit Energjetike te vitit 2021 konsumi i lendeve djegese nga sektori i transportit ishte rreth 640 mijë TON.
Zbatimi i nje skeme graduale e përdorimit të biokarburanteve duke filluar nga 1% per vitin 2025 duke arritur në 7% deri ne vitin 2030 do te kerkonte perjashtimin nga sistemi tatimor i një sasie karburantesh nga 6.4 mije tone ne vitin 2025 ne 44 mije tone ne vitin 2030./abcnews.al