Transportonte mina me telekomandë, autori arrestohet në flagrancë

AKTUALITET


Policia e Vlorës ka sekuestruar disa mina me telekomandë që transportoheshin nga një person.

Autori është arrestuar në flagrancë në lagjen “10 Korriku” të qytetit bregdetar.

Nuk dihet identiteti i të arrestuar dhe as nëse minat me telekomandë do t’i shiste apo do t’i përdorte në ndonjë atentat.

Grupi hetimor është duke punuar mbi këtë ngjarje.



Skip to toolbar