Spanja është nga sot për 3 ditë me radhë në zi kombëtare pas katastrofës motit në juglindje të vendit.
Numri i viktimave nga stuhia e fuqishme ‘Dana’ ka arritur në 95. Bilanci pritet të rëndohet pasi ekipet e emergjencës janë në kërkim të shumë të zhdukurve.
Mijëra banorë mbeten të bllokuar, pasi përmbytjet dhe rëshqitjet e tokës kanë shkatërruar infrastrukturën në disa qyteza, kryesisht në Valencia.
Dëme ka edhe në rajonet Kastija-La Manca dhe Andaluzi.
Edhe flamujt e Bashkimit Europian janë ulur në gjysmështizë në solidaritet me viktimat në Spanjë.