Tre medalje për kualifikimin në Tokio 2020, Çalja shkëlqen në Katar

SPORT


Peshëngritësi shqiptar, Briken Çalja, vijon të shkëlqejë në performancat e tij në peshën 69 kg dhe kësaj here ka arritur të sigurojë tre medalje bronzi në “Grand Prix” të Katarit, një nga evenimentet më të rëndësishme në këtë sport përpara ngjarjes më të madhe sportive botërore, Lojërat Olimpike.

Ka qenë një vit fantastik për shtërmenasin e shtangës kuqezi, ku ka koleksionuar plot 13 medalje në arenën ndërkombëtare, një arritje e jashtëzakonshme kjo në sportin tonë.

Çalja fitoi tre medalje (ar, 2 argjend) në Europianin e Gjeorgjisë, një medalje bronzi në Botërorin e Tajlandës, tre medalje (argjend, 2 bronzi) në Lojërat Mesdhetare, tre medalje argjendi në veprimtarinë “Naim Suleymanoglu” në Turqi dhe së fundmi tre medalje bronzi në “Grand Prix” të Katarit.



Skip to toolbar