I dënuari nuk zë mend, rreh prapë gruan

AKTUALITET


Një 57-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes në Mallakastër. Shtetasi me iniciale K.B i dënuar më parë për dhunë në familje, u arrestua në banesë, pasi kishte dhunuar gruan e tij, shtetases N.B, 46 vjeçe.

Sipas të dhënave nga policisë, ai ka qenë i dënuar për të njëjtën vepër penale dhe pas përfundimit të dënimit është kthyer në shtëpi, ku ka dhunuar sërish bashkëshorten. Sipas policisë, ai është arrestuar menjëherë pas denoncimit.



Skip to toolbar