Tritol dhe vjedhje me armë/ Policia godet bandën kriminale të Krujës

#NËRADAR


Policia e Shtetit dha informacion zyrtar për arrestimin e tre personave të dyshuar si autor të vjedhjes së 110 milion lekëve në filialin e Postës Shqiptare në Krujë. Në deklaratën zyrtare të Policisë së Shtetit, u tha se në pranga janë vënë shtetasit Gazmir Saka 32 vjeç, Andi Rexhepi 30 vjeç dhe Mark Caka 33 vjeç, banues në Krujë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur kasafortën e filialit të postës shqiptare në Krujë. Pas një pune intensive hetimore, policia arriti të sekuestrojë në cilësinë e provës materiale dy automjete të vjedhura, konkretisht një automjet Range Rover dhe një Benz 320, të përdorur nga autorët për realizimin e grabitjes. 

Gjithashtu, po gjatë kontrolleve të ambienteve dhe banesave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shumë e konsiderueshme lekësh, e vjedhur në filialin e postës, tre armë zjarri me tre silenciatorë, konkretisht një pistoletë, një pushkë dhe një kallashnikov, municion luftarak, një minë me telekomandë me celular, disa targa automjetesh të vjedhura dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin. Sipas policisë, personat e arrestuar funksiononin në formën e grupit të strukturuar kriminal në fushën e vjedhjes së pronës me armë e dhunë, shkatërrimin e pronës me eksploziv, në fushën e krimeve ndaj personit si dhe në fushën e narkotikëve.

Konkretisht, dy nga të arrestuarit, shtetasi Gazmir Saka është person me precedent kriminal në fushën e vjedhjes me armë të pronës dhe në fushën e narkotikëve. Theksojmë se shuma e parave të grabitura u gjet gjatë operacionit, në banesën e këtij shtetasi. Gjithashtu, shtetasi Andi Rexhepi, i njohur me pseudonimin “Rrem Paturri” është  person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe armëmbajtjes pa leje. Gjithashtu, po për këtë gjarje, Policia e Shtetit arrestoi për moskallëzim krimi shetasit B.T dhe A.L., roje në magazinën ku u gjetën mjetet dhe armët e përdorura për kryerjen e grabitjeve.

Më ehrët ishte arrestuar roja i një shoqërie private, gjithashtu nën akuzën për moskallëzim krimi, ndërsa në kërkim është shpallur specialisti i sallës i shoqërisë private që kishte për detyrë ruajtjen e objektit të postës në Krujë. Ndërkohë, me arrestimin e tre personave të mësipërm, Policia e Shtetit zbardh edhe disa vjedhje të tjera në vend. Shtetasit Gazmir Saka, Andi Rexhepi dhe Mark Caka, janë autor i disa vjedhjeve të tjera. Konkretisht, këtaq shtetas gjatë muajve të verës kanë vjedhur në Gjirin e Lalzit mjetin tip Benz 320, sekuestruar gjatë operacionit të së enjtes.

Gjithashtu janë atutor të vjedhjes së dy automjeteve Range Rover, njëri prej të cilëve u sekuestrua po gjatë operacionit të sotëm, si dhe vjedhjes së një supermarketi, vjedhje për të cilën autorët kanë përdorur Range Roveri-n e sekuestruar. Po nga të dhënat që disponon Policia , këta persona janë autorë të dyshuar të një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë. Nga grupi hetimor vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëtarë të këtij grupi, të përfshirë në veprimtaritë  kriminale. /Realstory.al/

Ja pamjet e operacionit "Filiali", për zbardhjen e vjedhjes së filialit të postës shqiptare në Krujë, nga një grup i strukturuar kriminal.Sekuestrohen lekët e vjedhura në postë, 3 armë zjarri me silenciatorë, minë me telekomandë, dy automjete e prova të tjera të vlefshme që shërbejnë për hetimin.Ndalohen tre pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal dhe dy shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.DVP Durrës ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e vjedhjes dhe finalizoi operacionin “Filiali”.Pas kontrollit në disa banesa në Krujë dhe në Sanxhak, Policia zhvilloi gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy automjete të vjedhura, të përdorur nga autorët për realizimin e grabitjes, një shumë të konsiderueshme lekësh, e vjedhur në filialin e postës, tre armë zjarri me tre silenciatorë, municion luftarak, një minë me telekomandë me celular, disa targa automjetesh të vjedhura dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin.Nga tërësia e veprimeve të kryera rezultoi se shtetasit Gazmir Saka, 32 vjeç, Andi Rexhepi, 30 vjeç dhe Mark Caka, 33 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur kasafortën e filialit të postës shqiptare në Krujë.Po nga veprimet e kryera rezulton se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në Durrës dhe në Gjirin e Lalzit dhe të një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë.Gjithashtu, u bë ndalimi edhe i shtetasve B. T. dhe A. L., roje në magazinën ku u gjetën mjetet dhe armët e përdorura për kryerjen e grabitjeve.Dy ditë më parë u bë arrestimi në flagrancë i rojës private të filialit të postës, shtetasi B. P. dhe është shpallur në kërkim specialisti i sallës SHPSF.Vazhdon hetimi për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, të kryera nga ky grup i strukturuar kriminal.

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 7. November 2019


Skip to toolbar