Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me shpërthimin e tritolit në një servis telefonash në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 në rrugën ‘Thoma Goxhaj’. Mesohet se dyqani është në pronësi të Olsi Isufit.
Ky i fundit, ka pohuar se pasi ka rënë alarmi në dyqan ka kuptuar se diçka ka ndodhur në biznesin e tij. Ai mësohet se ka shkuar në mesnatë në polici ku ka dhënë detaje rreth ngjarjes, ndërsa ka pohuar se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk dyshon te asnjë njeri.
Dyqani është i pajisur me kamera sigurie dhe ka filmuar gjithë momentin, si dhe autorin e ngjarjes. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.