Tronditet Barça, Messi vjen i dëmtuar nga pushimet

SPORT


Ylli i Barcelonës, Leo Messi, i cili është kthyer së fundi nga pushimet e tij verore për të nisur stërvitjen të hënën, u tërhoq nga seanca e ditës së sotme për shkak të sikletit në këmbën e djathtë.

Testet e kryera kanë diagnostikuar një tendosje të gradës së parë të muskujve të pulpës së këmbës së argjentinasit. Messi do të mbetet në Barcelonë dhe nuk do të udhëtojë në SHBA për turneun e klubit.

Gatishmëria e tij për t’u rikthyer në veprim do të diktohet nga riaftësimi prej këtij dëmtimi. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do ta vijojë rimëkëmbjen në klub, ndërsa skuadra do të fluturojë këtë të hënë për në Miami, ku e pret turneu amerikan. Atje, Barcelona do të luajë edhe kundër Napolit.



Skip to toolbar