Joe Biden do të presë Donald Trump në Zyrën Ovale të mërkurën, thotë Shtëpia e Bardhë.
Në një deklaratë të shkurtër, sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre tha se: “Me ftesë të Presidentit Biden, Presidenti Biden dhe Presidenti i zgjedhur Trump do të takohen në Zyrën Ovale të mërkurën në orën 11:00.”, shkruan BBC.