Trump i kthen “borxhin” Contes, e mbështet për kryeministër

BOTA


Presidenti amerikan Donad Trump ka mbështetur idenë e një qeverie të dytë me Kryeministër Conten në Itali me anë të një mesazhi në twitter. CNN shpjegon se pse kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Tramp ka vendosur të mbështesë Conten për një tjetër qeveri nën drejtimin e tij në Itali. Gjatë samitit të G7-ës në Biaritz, Francë, kryeministri i dorëhequr i Italisë mbështeti presidentin amerikan në domosdoshmërinë për të pranuar Rusinë në klubin e të mëdhenjve duke krijuar sërish G8-ën.

Sipas agjencisë së lajmeve CNN, Konte dhe Trump kanë zhvilluar një bisedë shumë të ndezur së bashku me liderët e tjerë për ripranimin e Moskës.

Rusia u përjashtua nga G8 në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë. Përballë këmbënguljeve të Trump për ripranimin e Rusisë gjatë G7-ës; ishte rezistenca në mënyrë të veçantë e kancelares gjermane Merkel dhe kryeministrit britanik Boris Xhonson, raporton CNN.

Kryeministri Italian, tashmë i dorëhequr, mbështeti kreun e shtëpisë së bardhë, dhe në shkëmbim të kësaj Trump sapo u rikthye në Uashington lavdëroi qëndrimin e mbajtur nga Konte.

Me anë të një publikimi në Twitter, Trump u shpreh se Conte përfaqësoi Italinë në mënyrë shumë të denjë në samitin e G7-ës, madje e cilësoi si një njeri me talent të madh, dhe do të ishte mirë sikur të qëndronte në postin e kryeministrit.

Edhe në qershor të vitit 2018 në samitin e G7-ës në Kanada, Conte kishte kërkuar një mundësi për pranimin sërish të Moskës në tryezën e të mëdhenjve.



Skip to toolbar