Analisti Skënder Minxhozi thotë se presidenti amerikan, Donald Trump me politikat e tij, kërkon të shembë periudhën më të suksesshme të njerëzimit dhe të ndryshojë ligjet e institucionet ndërkombëtare që rregullojnë marrëdhëniet mes shteteve.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se Trump nuk kërkon reformim, por revolucion.
“Ndodhemi mes asaj që mund ta konsiderojmë si nevoja e shumë modifikimeve në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare, por edhe vetë brenda fuqive dhe shteteve të mëdha, kryesisht të Perëndimit, që janë shtetet demokratike, ato që bëjnë klimën në botë sot, të paktën në këtë të botës ku ndodhemi dhe panevoja e shembjes së gjithçkaje, sepse nuk duam të bëjmë modifikime, por duam ta shembim të gjithin. Këtu jemi në marzhet jo të një reforme, por revolucioni. Ai nuk kërkon të refermojë.
Ndër të tjera, prishi dhe biznesin e vet. Nëse e shohim botën si një vijimsi, jo vetëm kulturash dhe civilizimesh, por edhe epokash historike, është e drejtë të thuhet se ajo që ka ardhur pas jaltës dhe potdsamit, Lufta e Dytë Botërore, ka prodhur një rend të ri botëror që ka gjeneruar pasuri, stabilitet dhe emancipim, zhvillim, progres, gjithë këto terma pozitive, nëse duam t’i përdorim. Trump po kërkon të ribëjë një periudhë, e cila në vetvete përtej Luftës së Fohtë, garës bërthamore dhe përtej konflikteve lokale që janë gjeneruar, pra përtej gjithçkaje, Trump po kërkon të shembë atë që ka qenë periudha më e suksesshme e historisë së njerëzimit, për sa kohë, njerëzimi njihej si i tillë.
Kërkon që gjithçka që ekziston dhe rregullon sot, që janë kanunet, rregullat, konventat, ligjet, institucionet ndërkombëtare që rregullojnë marrëdhëniet mes shteteve, kërkon t’i rikthejë në kohën e fuqive koloniale të shekujve, 17, 18, kur Britania, Franca sidomos bënin ligjin, nuk pyesin për territore. Është rikthim në një periudhë, në princim jemi në epokën, pra, Trump po na rikthen epokën e imponimit të një vullnetit të një shteti ,mbi vullnetin e formatuar të shumë shteteve, në institucione, ligje, konventa ndërkombëtare që bazohen para së gjithash, në mosndryshimin e kufijve”, theksoi ai./abcnews.al