“Epoka e artë e Amerikës fillon tani”. Kështu deklaroi Donald Trump në nisje të fjalimit pas betimit si president i 47-të i SHBA, duke shtuar se vendi do të jetë më i fortë se kurrë më parë. Ai shtoi se Amerika do të jetë “zilia” e çdo vendi.
“Epoka e artë e Amerikës fillon tani. Nga kjo ditë vendi ynë do të lulëzojë dhe do të respektohet në të gjithë botën. Do të jemi zilia e çdo vendi dhe nuk do të lejojmë që të merremi të mirëqenë më. Unë do të vendos Amerikën të parën. Sovraniteti ynë do të rithirret, siguria do të rivendoset, drejtësia do të ribalancohet. Armatimi i padrejtë i sistemit të drejtësisë do të përfundojë. Prioriteti kryesor është të krijojmë një komb krenar me prosperitet dhe i lirë. Amerika shumë shpejt do të jetë më e jashtëzakonshme dhe më e fortë se kurrë më parë. Amerika ka shansin që të marrë çdo opoturnitet si kurrë më parë, pro duhet të jemi të sinqertë për sfidat.”, tha Trump.