“Anëtarëve të Gardës Revolucionare Islamike, forcave të armatosura dhe gjithë policisë, u them sonte se duhet të ulni armët dhe të keni imunitet të plotë ose, në të kundërt, të përballeni me vdekje të sigurt,” tha Presidenti Donald Trump në fjalimin e tij, duke njoftuar një operacion “të madh” në Iran.
IRGC IraniGarda Revolucionare Islamike (IRGC), krahu elitar i ushtrisë iraniane, ka mbështetur regjimin iranian për dekada. Ajo ka për detyrë si të luftojë armiqtë jashtë vendit, ashtu edhe të shtypë protestat brenda vendit. Ja çfarë duhet të dini për të.
Çfarë është IRGC dhe si nisi?
Sipas CCNN, IRGC ekziston për të “ruajtur” teokracinë. Pasi monarku i fundit i Iranit u rrëzua në vitin 1979, grupe të ndryshme paramilitare që ndihmuan në përshpejtimin e rënies së tij u bashkuan në IRGC. Ajo i rezistoi përpjekjeve fillestare për t’u përfshirë në ushtrinë e rregullt dhe e konsolidoi fuqinë e saj gjatë dislokimit në Luftën Iran-Irak në vitet 1980.
Sot, ajo është dega më e fuqishme e ushtrisë së Iranit, e pavarur nga ushtria e rregullt. Me përbërje prej 150,000 deri në 190,000 trupa, ajo ka ushtri tokësore, marinë, forcë ajrore dhe një krah inteligjence, si dhe është përfshirë gjerësisht në ekonominë civile të Iranit.
Çfarë është Forca Quds?
CNN raporton se Quds Force është një njësi ekspedicionare e përbërë nga luftëtarët më elitarë të IRGC-së. Fillimisht, ajo ishte e ngarkuar me operacione jashtë vendit, duke nisur me Hezbollahun në Liban. Më pas, forca ka mbështetur disa aktorë joshqiptarë (jo-shtetërorë) në Lindjen e Mesme, nga Hamasi në Gaza te Huthit në Jemen dhe madje edhe talebanët në Afganistan gjatë viteve 1990.
Çfarë është Basij?
Basij – një tjetër nga pesë degët e IRGC-së – vepron si policia: e dukshme, në nivel rruge, brenda vendit. Që do të thotë “mobilizim” në persisht, Basij është një grup vullnetar që rekruton anëtarë nga e gjithë vendi, shpesh nga shtresa më të varfra dhe më konservatore. Ajo ka për detyrë të mbështesë regjimin brenda vendit dhe të zbatojë moralin islamik në publik.
