Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA

BOTA


Donald Trump rikthen tensionet me një postim provokues në rrjetin e tij social Truth. Presidenti amerikan ka publikuar një fotomontazh ku shfaqet duke ngulur flamurin e Shteteve të Bashkuara në tokën e Groenlandës.

Në imazh, Trump mban në dorë flamurin me yje dhe shirita, ndërsa pas tij qëndrojnë zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Në sfond, bie në sy edhe një pankartë me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Groenlanda, territor i SHBA-së nga 2026-a”.

Ndër të tjera ai ka postuar edhe një tjetër fotomontazh nga takimi me liderët e BE-së në Zyrën Ovale ku e gjithë Amerika e Veriut, duke përfshirë Kanadanë dhe Groendlandën, si dhe Venezuelën në jug, janë të ngjyrosura me flamurin amerikan.

Postimi ka ngjallur reagime të menjëhershme, duke u interpretuar si një sinjal politik i fortë në një moment kur çështja e Groenlandës është kthyer në një nga pikat më të nxehta të përplasjes mes Uashingtonit dhe Evropës. Fotomontazhi shihet si një provokim i hapur, që ushqen më tej frikën për një përshkallëzim diplomatik dhe politik mes aleatëve tradicionalëNga Shtëpia e Bardhë nuk ka ende një sqarim zyrtar nëse bëhet fjalë për një mesazh simbolik apo për një qëndrim politik të mirëllogaritur, por postimi i Trump ka mjaftuar për të ndezur debat në arenën ndërkombëtare



Skip to toolbar