Eksperti për çështjet ndërkombëtare Medlir Mema thotë se dialogu Kosovë-Serbi nuk është çështje primare e Trump.
Në një lidhje live për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, eksperti tha se si duket, të paktën për vitin e parë, Trump ia ka lënë ‘stafetën’ Bashkimit Evropian të merret me çështjen Kosovë-Serbi.
“Mendoj që për momentin Ballkani Perëndimor, çështja Kosovë Serbi nuk është një prej çështjeve primare të Trump. Nëse shohim, ka pasur emisarë të veçanë për çështjen Rusi-Ukrainë, për Lindjen e Mesme. Kishte një të përgjithshme, Grenell, i cili ishte i përfshirë më parë në procesin për Kosovën por në shportën e tij është të çështjeve me të cilat është ngarkuar është Irani dhe Koreja e Veriut. Kosova nuk është përfshirë.
Të paktën për vitin e parë, Amerika i ka lënë BE iniciativën për çështjen e Kosovës sepse ku ka një emisar të caktuar për këtë cështje. Nuk do të thotë se s’do të ndërhyjë në të ardhmen. Trump synon Nobelin për paqen. Në lidhje me politikën e brendshme ka 18 muaj kohë, në të jashtmen ka 4 vite. Janë tre çështje të rëndësishme, e Ukrainës, e Lindjes së Mesme dhe e Kosovës. Është i përqendruar në secilën prej tyre, por mbi të gjitha është kundërshtia ekonomike, politike madje dhe ushtarake me Kinën.”, u shpreh Mema.