Në prag të ceremonisë së inagurimit, presidenti amerikan Donald Trump rikujton se është edhe një biznesmen i suksesshëm duke nxjerrë në treg një kriptomonedhë.
E quajtur Trump, me simbolin e dollarit amerikan në krye të emrin, kjo monedhë digjitale doli në tregun virtual me një vlerë fillestare prej 18 centësh. Brenda pak orësh kriptomonedha Trump kapi vlerën 14.5 miliardë dollarë.
Prezantimi i monedhës $TRUMP nga presidenti i zgjedhur i SHBA u bë përmes platformës së tij Truth Social, ku ai njoftoi se tronditja e tregut të kriptovalutave lajmëron se është koha për të festuar gjithçka që republikanët mbrojnë: me në krye fitoren.
Trump, fushata e të cilit u mbështet nga disa miliarderë që kanë lidhje me industrinë e kriptomonedhave, si elon musk, ka pohuar se donte që SHBA të bëhej “kryeqyteti i monadhave kripto në planet”.
Fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale e çoi bitcoin në nivele të reja rekord, 100,000 dollarë brenda një muaji nga 5 nëntori, dita e zgjedhjeve.