Trump vazhdon përplasjen me NATO: Nuk ka qenë me SHBA kur kishim nevojë dhe nuk do jetë

BOTA


Është e paqartë si shkoi takimi mes sekretarit të përgjithshëm të NATO-S dhe presidentit amerikan Donald Trump të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, në një kohë kur marrëdhënia e Uashingtonit me aleancën është vënë në pikëpyetje.

Nga postimi i Trump në rrjetet sociale, kuptohet se nuk ka ndryshuar shumë nga qëndrimi i tij kritik ndaj NATO.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shkruan se aleanca nuk iu gjend Shteteve të Bashkuara kur kishin nevojë dhe nuk do e beje as ne te ardhmen.

Ai më pas përmend Groenlandën, duke e quajtur një copë akulli të qeverisur keq, duke ngritur edhe dyshimet se mund t’i rikthehet qëllimeve për aneksimin e ishullit gjysmë autonom danez, një vend anëtar i NATO dhe Bashkimit Europian.

Mark Rutte foli për CNN pas takimit dhe tha se biseda ishte e sinqertë dhe të hapur.

Shefi i aleancës theksoi faktin se shumica dërrmuese e kombeve evropiane kanë qenë të dobishme me vendosjen e bazave, me logjistikën, me fluturimet ajrore, duke u siguruar që ato të përmbushin angazhimet.

Sipas Rutte, bota është më e sigurt pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit.

Nëse këto deklarata dhe vetë marrëdhënia e ngrohtë e Sekretarit të Përgjithshëm me Trump,  janë të mjaftueshme për presidentin amerikan, mbetet për t’u parë.

Marrëdhënia midis administratës dhe aleancës së NATO-s ishte tashmë në një gjendje të vështirë para luftës me Iranin, kryesisht si rezultat i mosmarrëveshjeve mbi planet e Trump për Groenlandën.

Megjithatë, konflikti në Iran i ka çuar pakënaqësitë e Trump me NATO-n në nivele të reja dhe ka krijuar atë që është ndoshta sfida më e madhe që aleanca është përballur historinë e saj.



Skip to toolbar