Tufani katastrofik godet Japoninë, 9 milionë njerëz lajmërohen për evakuim

BOTA


Nëntë milionë njerëz në Japoni janë lajmëruar të braktisin shtëpitë e tyre që po shkërmoqen nga një prej tufaneve më të fortë që vendi ka hasur.

Super tufani, i quajtur Nanmadol ka shkaktuar 1 vdekje dhe 70 lëndime. Stuhia goditi ishullin më jugor të Japonisë, Kyushu, mëngjesin e së dielës dhe sipas parashikimit, do t’i drejtohet ishullit kryesor, Honshu në ditët e ardhshme.

Mijëra njerëz e kaluan natën në streh emergjence dhe 350.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Transporti dhe bizneset janë shkatërruar ndërsa vendi është përgatitur për rrëshqitjet e dheu dhe përmbytje të mëdha.

Shkulmet e erës së Nanmadol arrijnë shpejtësi deri në 234km/h, ndërsa në disa zona reshjet e shiut shënojnë 400 mm brenda 24 orësh.

Japonia ka shpallur alarmin e shkallës së pestë, më i larti në vend për katastrofat që paralajmëron mbi 500.000 njerëz në 5 zona të saj.



Skip to toolbar