Turi i diasporës/ Rama në Kretë: Arvanitasit ishin mbrojtësit e Kretës, jemi së bashku për të shkruar një copëz tjetër historie

AKTUALITET


“Më në fund m’u dha mundësia të vij këtu në Kretë, nëvendlindjen e Zeusit. Sipas mitologjisë, Zeusi rrëmbeu princeshën, emri i saj ishte Europa. Nga këtu, Europa mori emrin. Këtu, në Kretë kanë lindur shumë njerëz që i kanë dhënë Greqisë, por Europës dhe mbarë kulturës botërore. Në çdo pjesë të Greqisë, pjesë të historisë, shqiptarët kanë qenë të pandashëm. Arvanitasit janë të njohur se për vite të tëra kanë qenë mbrojtësit e Kretës. Si ushtarë, ishin në vijën e veneciancëve dhe i mbajtën otomanët jashtë Kretës. U bënë pjesë e historisë dhe jetës së këtij ishulli të jashtëzakonshëm. Jemi bashkë për të shkruar një copëz tjetër historie.



Skip to toolbar