Turi përmbyllës/ Von der Leyen mbërrin në Mal të Zi: Kam gjithmonë një pritje të ngrohtë

AKTUALITET


Pas Kosovës, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, destinacionin e radhës kishte Malin e Zi.

Në një postim në platformën “X”, Ursula von der Leyen ka theksuar se është pritur nga presidenti malazez, Jakov Milatoviç, duke thënë se është e lumtur që turneun për Ballkanin Perëndimor e përfundoi në Podgoricë.

“Unë kam gjithmonë një pritje kaq të ngrohtë këtu. Populli i Malit të Zi është kaq i apasionuar pas Evropës”.

“Dhe ne duam që më në fund të bashkojmë kontinentin tonë dhe njerëzit tanë. Le ta bëjmë këtë të ndodhë”, ka thënë Ursula von der Leyen.



Skip to toolbar