Turizmi/ Kumbaro: Turistët nga Kosova, në rritje. Nuk ndikoi liberalizimi i vizave

Më të fundit


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro thotë se shqiptarët, kryesisht të Kosovës, por edhe Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, përbëjnë peshën kryesore të turizmit në vend.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kumbaro u shpreh se ka një rritje të turistëve nga Kosova, pavarësisht se shqiptarët atje kanë përfituar liberalizimin e vizave.

“Unë mendoj, e para e thonë shifrat, por edhe si një njohëse jo e keqe e Kosovës, kam punuar si eksperte në disa projekte, por edhe për shkak të lidhjeve personale që kam me shumë prishtinali dhe kosovarë, e njoh jo keq. Këto elementët e Facebook-ut janë elementë folklorike, janë episode që nuk duhet të komentohen. E vërteta është që Kosova, dhe jo vetëm Kosova, por edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, pra mysafirët që ne na vijnë nga diaspora në përgjithësi, vazhdojnë të mbajnë pjesën e luanit. Ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë.

E para, për lehtësi të komunikimit infrastrukturor. E dyta, për afërsi kulturore, gjuhësore dhe për lidhje miqësore. Pavarësisht se në vitin 2024, motrat dhe vëllezërit e Kosovës përfituan liberalizimin e vizave, kjo nuk ka sjellë një ulje të turizmit që na vjen nga Kosova. Edhe në shifrat e fundit të muajit nëntor, shifrat kanë qenë në rritje nga Kosova. Kjo zhumra që bën, më duket ose joprofesionale, ose dashakeqe. Nuk i vjen e keqja turizmit shqiptar, nga lëvizjet e flukseve të destinacioneve”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar