Turku bën kërdinë me kartat e të tjerëve në Shqipëri, prangoset pas mbi 1 milion eurove transaksione

AKTUALITET


Një shtetas turk është vënë në pranga në Tiranë. Policia njoftoi se Ferhat Karakus në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer transaksione të kundraligjshme me vlerë mbi 1 milionë euro.

“Ky shtetas, duke përdorur poset e biznesit të tij, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri”, njoftuan uniformat blu.

Policia thotë se këto transaksione janë raportuar si veprime mashtrimi dhe nga kompania “MasterCard”.

“Në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese homologe, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar”, njoftoi policia.



Skip to toolbar