Autoritetet turke i kanë arrestuar të shtunën 34 njerëz të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik gjatë një operacioni të gjerë kundër grupit militant, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.
Të gjithë të arrestuarit gjatë këtij operacioni janë shtetas të huaj të kërkuar nga Interpoli, i cili ka kërkuar arrestimin e tyre, tha Yerlikaya në rrjetin social X, shkruan REL.
Ai shtoi se policia turke gjithashtu ka konfiskuar disa revole të palicencuara. Autoritetet turke i kanë shtuar operacionet kundër Shtetit Islamik, pasi dy pjesëtarë të këtij grupi e vranë një person në një kishë në Stamboll gjatë një meshe javën e kaluar. Të premten, autoritetet ruke i arrestuan 25 të dyshuar në lidhje me sulmin kundër kishës.
Sipas ministrit turk të Drejtësisë, Yilmaz Tunc, në mesin e të arrestuarve janë edhe dy sulmuesit e dyshuar, që paraprakisht ishin kapur nga policia. Dy sulmuesit e dyshuar besohet se kanë lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, tha Tunc përmes një postimi në X.
Të dyshuarit kryesorë janë shtetas të huaj, njëri nga Taxhikistani dhe tjetri nga Rusia, ka deklaruar më herët ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.