Turqia bombardon kurdët në Siri. Erdogan: Neutralizojmë terroristët

AKTUALITET


Pas bombardimeve nga ajri, Turqia ka nisur operacionin ushtarak në rrugë tokësore kundër forcave kurdë në verilindje të Sirisë.

Përmes një mesazhi të postuar në twitter Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se qëllimi i Turqisë është të neutralizojë terroristët duke krijuar një zonë tampon për të lehtësuar kthimin e refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre.

Sipas Observatorit për të Drejtat e Njeriut në Siri, predhat e ushtrisë turke kanë goditur disa zona me civilë mes të cilëve ka patur dhe shumë viktima.

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Turqisë që të ndërpresë operacionet ushtarake, duke thënë se ato kompromentojnë përpjekjet diplomatike dhe ka paralajmëruar se BE nuk do të paguajë për asnjë euro për atë që Ankaraja e quan “zonë sigurie”.

BE i trembet aksionit ushtarak të ndërmarrë nga Turqia për shkak se kjo mund të një kapitull të ri, të përgjakshëm të luftës në Siri dhe të përkeqësojë paqëndrueshmërinë e rajonit.



Skip to toolbar