Kryreministri Edi Rama i ka quajtur të rreme prapaskenat e publikuara nga në një artikull me titull “Admirali Cihat Yaycı paralajmëron për marrëveshjen Itali-Greqi!” në të cilin gazetarja turke Cubra Par i referohet gazetës “Haberturk” në historikun e përcaktimit të shelfit detar në detin Jon dhe Mesdhe.
Në këtë artikull ajo shton se ishte pala turke që ka ndikuar në palën shqiptare për detajet e dëmshme që kishte marrëveshja e vitit 2009, e cila në vijim u rrëzua në Gjykatën Kushtetuese.
Rama ka thënë se kjo është e pavërtetë duke e quajtur medien kazan.
“Fjala kazan vjen nga turqishtja.Kazani nuk është ekskluzivisht shqiptar. Kazan ka dhe në Turqi ky është kazan fatkeqësisht. Në një kazan në Greqi flitej për ti falur Turqisë Pashalimanin. Në Shqipëri shitet mish ariu. Në Shqipëri ka sa të duash arinj por nuk shitet mish ariu”, tha Rama.