“U akuzova për tradhti”, Braimllari në “Real Story”: Sulmi nga persona që s’kanë provuar terrenin, unë po nis një epokë të re

Më të fundit


Endrit Braimllari në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi deklaratat e tij lidhur me largimin nga PL, por duke theksuar se nuk e mohon kontributin e tij tek PS.

Gjatë intervistës, ai u shpreh se është sulmuar dhe akuzuar për tradhti, por theksoi se këto akuza janë të pavërteta dhe se nuk është aspak rasti i tij.

Braimllari u shpreh se pasioni i tij për politikën nuk ka vend për pazare, “Në atë qëndrim nuk ka asgjë të vërtetë, nuk është një tradhti. Tradhtohet kur je në front në betejë. Unë kam qenë i pari në vijën e frontit 19 vite. E dinë shumë mirë ish-kolegët e mi. Unë kam qenë i pari në vijën e frontit, madje shpesh për të bërë detyrën time në front kam qenë edhe i ashpër. Kjo s’ka lidhje fare më tradhtinë. Kë po tradhtoj un? Interesat e kujt? Unë jam një njeri që dua të merrem me aktivitet politik. Unë po filloj një epokë të re, pra po them do t’ja nis nga fillimi. Unë e kam pasion, këta mendojnë që gjithmonë ka pazar. Sulmin nuk po e bëjnë ish-kolegë të mi, por këta që erdhën nga zyrat e shtetit që erdhën pa provuar terrenin. Si mund t’i thuash një themeluesi një term të tillë. Çfarë mund të mendojë një i ri, këta nuk mendojnë si të shkojnë tek votuesi, por të mbarojnë punët që kanë brenda opozitës”, tha më tej ai.



Skip to toolbar