U arrestuan pas tërmetit, lirohen dy ish-kryekomunarët dhe disa zyrtarë të tjerë

AKTUALITET


Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për disa prej zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të arrestuar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, si përgjegjës të dëmeve të shkaktuara.

Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për disa ish-zyrtarë të lartë, mes tyre edhe ish-kreu i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, dhe ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia, duke i liruar nga qelia dhe duke i lënë në “detyrim paraqitje”.

“Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personave nën hetim Faik Fejzo, Besnik Fuçia, Fatbardh Plaku, Hodo Gjoni, Naim Shehi, Gëzim Shkalla, Fejzi Dyrmishi, Shefqet Doda, Mehmet Felahi, Agim Eski, Pëllumb Korfuzi, Ndoc Pepkolaj, Gerti Çalliku, Ali Dyrmishi, Luan Beta, nëse nuk mbahen për ndonjë vepër tjetër penale”, thuhet në vendimin e Gjykatës së apelit.

Ja masat e reja të sigurisë:

1. Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës Farkë, detyrim paraqitje
2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar, detyrim paraqitje
3. Faik Fejzo, detyrim paraqitje
4. Hodo Gjoni, detyrim paraqitje
5. Naim Shehi, arrest në shtëpi
6. Gëzim Shkalla, arrest në shtëpi
7. Fejzi Dyrmishi, arrest në shtëpi
8. Shefqet Doda, detyrim paraqitje
9. Mehmet Felahi, detyrim paraqitje
10. Agim Eski, detyrim paraqitje
11. Pëllumb Korfuzi, ndërtues, detyrim paraqitje
12. Ndoc Pepkolaj, detyrim paraqitje
13. Gerti Çalliku, detyrim paraqitje
14. Ali Dyrmishi, ndërtues, detyrim paraqitje
15. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë, detyrim paraqitje



Skip to toolbar