Emisioni i mbrëmjes së sotme “Real Story” është shoqëruar me debate mes ish-kandidatit për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli dhe ish deputetit Aldo Bumçi.
Kadilli e konsideron atë që Berisha ka ndërmarrë si një betejë personale. Sipas tij është fatkeqësi për një parti që të kërkojë shpëtim te ish-kryetari i saj. Duke iu drejtuar Bumçit se përse nuk pati kurajo të ngrihej para datës 9 shtator, kur Basha përjashtoi nga Grupi Parlamentar Berishën, ai iu kundërpërgjigjur duke thënë se nuk kishte projekt.
Pjesë nga debati
Ne kemi një mision, të prodhojmë opozitë. As Basha dhe Berisha nuk e bën këtë. Këta që justifikohen se s’ka ndodh beteja. Këta u mërzitën se u hoq Berisha. Pse sot na del Basha peng? Pse kur u bë humbës ky në 9? Është personale. Kush do të na e bëjë si shenj që do bëjë diçka që se ka bërë kurrë. 3 herë nuk nusëron.
Aldo Bumçi: Sallat kush i mbush? Ata janë njerëz që e vlerësojnë atë projekt
Kadilli: Ky aksion po tollovit këtë kënetë që t’i s’pate kurajo të ngriheshe para datës 9.
Aldo Bumçi: Nuk shikoja projekt
Kadilli: Normal që e mbush sallën.
Është miopi politike se meqë ke bërë rrugë e tunele mbahesh mend për mirë. Në 2005 ne na ndihmoi fati se kemi dalë 150 mijë vota më pak se kandidatët e atyre që ishin në qeveri dhe ata u bënë “kasht e k**e”.
Bumçi: Vetëm ky fakt nuk mund të thuhet.
Kadilli: Është fatkeqësi për në që një parti të kërkojë shpëtim tek ish-kryetari i saj. Zona gri nuk e pranon Berishën. Në datën 12 dhjetor do të jemi më pak dhe jo më shumë se tani nëse bëhet një Kuvend traumtik. Berisha duhet të vetëpërmbahet. Berisha asnjëherë nuk e nxorri partinë forcë të parë fituese edhe në vitet e saj më të mira. Ai di të trimërojë demokratët dhe t’u dalë frika e humbjes.