Atentati që ndodhi para shkollës 9-vjeçare në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur Agron Puka, ka tmerruar nxënësit, mësuesit e prindërit.
54-vjeçari u qëllua me armë zjarri sapo la fëmijën në shkollë. Në ngjarje, dyshohet se morën pjesë 4 persona, të cilët deri më tani janë të paidentifikuar.
Një nga dëshmitarët, tha për mediat se të shtënat e automatikut u dëgjuan si në trazirat e ’97. Sa i takon të plagosurit ai tha se ishte njeri i rregullt e familjar.
“Normal që janë frikësuar fëmijët. Ishte automatiku si me qenë në ’97 këtu. Ky djali që e kanë plagosur është njeri i rregullt, familjar. Si ndihen fëmijët të tmerruar. I morëm nga shkolla. Jo këtu nuk kanë ndodhur, Rrila është vend i qetë. Unë jam le e rritur më të!”, tha dëshmitari.
Edhe një nga të miturit që ka qenë dëshmitar i të shtënave me armë ka treguar se si ndodhi ngjarja, duke zbërthyer dinamikën e lëvizjeve.
“U ndalën me një Audi të bardhë. Zbritën… kanë ra plumbat për tokë pastaj i kanë rënë asaj. Audi ka shkuar deri te karburanti, dhe më pas është kthyer me dyer të hapura dhe janë futur në makinë dhe kanë ikur. Ne ishim në klasë. Kanë gjuajtur një karikator”, tha fëmija.