U dënua nga Apeli me burg, por u arratis! Frrokaj kërkesë Gjykatës së Lartë: Ma pezulloni vendimin

AKTUALITET


Teksa prej 23 dhjetorit ish kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj është në kërkim pas vendimit te apelit qe e riktheu në burg, ky i  fundit i është drejtuar gjykatës së Lartë me rekurs.

Frrokaj i kërkon gjykatës se lartë pezullimin e dënimit të dhënë nga gjykata e posacme e apelit deri në shqyrtimin e rekursit në gjykatën e Lartë.

Ish zyrtari i lartë i duhet të vuajë 2.8 vite burg për shpërdorim detyre.

Shkalla e parë e GJKKO e ka dënuar me 1.4 vite burg por apeli ia dyfishoi.

Policia pasi ka marrë në dorë udhërin e ekzekutimit ka kryer kontrolle por nuk e ka  gjetur në banesë.

Fran Frrokaj në atë kohë kryetar i komunës Shënkollë bashkë me ish zyrtarë të tjerë kanë favorizuar në regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona.

Frrokaj është dënuar me 2 vite burg edhe nga gjykata e Shkodrës që lidhet sërish me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Ai u lirua nga qelia pak kohë më parë, pasi përfitoi nga amnistia, por tashmë do të rikthehet sërisëh në burg.



Skip to toolbar