Epoka pas Kajmakut, Gjykata i pezullon Nënkryetarin

AKTUALITET


Është pezulluar nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Vorës, Genti Picari. Vendimi është marrë nga Gjykata Administrative, pas padisë nga dy ish-nënkryetarët e mëparshëm Hekuran Brahimaj dhe Laureta Omeri.

Genti Picari u emërua nga ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku, pasi ky i fundit ishte shkarkuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, si subjekt i ligjit të Dekriminalizimit.

Ishte pikërisht Kajmaku, që në vendimin e fundit para se të shpallej në kërkim, shkarkoi dy nënkryetarët e bashkisë dhe i kaloi kompetencat e kryetarit Genti Picarit, duke e emëruar nënkryetar.



Skip to toolbar