U godit me thikë nga fqinji, ndërron jetë i moshuari në Fier. Djali i tij ende në spital

AKTUALITET


Ka ndërruar jetë 77-vjeçari Haxhi Balla, i cili u godit me thikë ditën e djeshme nga fqinji i tij.

Ngjarja ndodhi në fshatin Qënas ku për motive të dobëta, 38-vjecari Armando Borici goditi me thikë babë e bir.  Ky i fundit, vijon të jetë nën kontrollin e mjekëve.

Konflikti nisi pas ndezjes së një zjarri nga Haxhi e Aleks Balla tymi i të cilit përfundoi në dritaren e shtëpisë së 39-vjecarit Borici.

Sherri nisi fillimisht me fjalë e shuplaka, ndërsa përfundoi me përdorimin e thikës nga ana e 38-vjecarit ndaj Aleks e Haxhi Ballës.

Blutë arritën të ndalonin autorin e ngjarjes ndërsa u shoqëruan në spitalin e Fierit dy të lënduarit ndërsa fatkeqësisht 77-vjecari nuk arriti ti mbijetojë goditjeve të thikës.



Skip to toolbar