Kapet shqiptari me 250 mijë euro kokainë

AKTUALITET


Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap duke trafikuar lëndë narkotike. Shqiptari me iniciale B.M. prej kohësh ishte nën vëzhgimin e policisë, për shkak të lëvizjeve të dyshimta të tij dhe takimet e shpejta me shoferë në kryqëzime. Pikërisht në këto takime ai bënte shpërndarjen e kokainës në doza të vogla tek klientët. Shqiptari u arrestua në flagrancë gjatë dorëzimit të një doze të vogël kokaine me vlerë 100 euro tek një klientë.

Pas arrestimit, policia zhvilloi kontrolle në makinën dhe banesën e tij, duke sekuestruar 1 kg kokainë të pastër, vlera e të cilës arritjet në treg 250 mijë euro. Gjithashtu u sekuestrua edhe një peshore elektronike dhe një shumë prej 10 mijë eurosh, të cilën shqiptari nuk justifikonte dot burimin.

Policia italiane vijon hetimet për identifikimin të gjithë personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik droge.



Skip to toolbar