Një 39-vjeçar i dënuar për trafik heroine u ekzekutua me varje nga autoritetet në Singapor, duke u bërë i burgosuri i pestë i arrestuar për drogë që i nënshtrohet një vendimi të tillë në qytetin-shtet nga fillimi i këtij viti.
Agjencia antidrogë sqaroi se Mohammed Saleh Abdul Latif u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2019, pasi akuzohej se posedonte afërsisht 55 gram heroine dhe kishte për qëllim shitjen e saj në doza.
Sipas dokumenteve, shoferi i dërgesës, i cili u arrestua në vitin 2016, dëshmoi se besonte se po kontrabandonte cigare për llogari të një shoku, të cilit i kishte borxh.
Ai është i dënuari i gjashtëmbëdhjetë i varur që kur autoritetet në Singapor rifilluan ekzekutimet në mars 2022 pas një pauze dyvjeçare gjatë pandemisë së koronavirusit.
Më 28 korrik, autoritetet e Singaporit ekzekutuan një grua 45-vjeçare që ishte dënuar pasi tentoi të trafikonte 30,72 gram heroinë, dyfishi i sasisë maksimale të dënueshme sipas ligjit të Singaporit.
Ndërsa, dy ditë më parë, një 57-vjeçar u var pasi trafikoi rreth 50 gramë të së njëjtës lëndë.
Këto ekzekutime janë kritikuar ashpër nga Kombet e Bashkuara , të cilat i kanë bërë thirrje Singaporit të zbatojë një moratorium mbi ekzekutimet ose të heqë dënimin me vdekje.