U kap me kokainë në Itali, reagon Policia e Shtetit: Nuk është më efektive e jona

AKTUALITET


Mediat fqinje italiane raportuan se një agjente shqiptare u kap me kokainë por një gjë të tillë hidhet poshtë nga Policia shqiptare.

29- vjeçarja me iniciale F.Z, sipas Policisë nuk është më pjesë e saj prej vitit 2017.

Ajo ka qenë efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe në vitin 2017 është larguar nga Policia e Shtetit pasi nuk fitoi më të drejtën për tu pajisur me Çertifikatë Sigurie.

Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët e Karabinierisë në Milano, nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Bari për rastin në fjalë.

Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët me qëllim evidentimin dhe goditjen e elementëve kriminal që ushtrojnë veprimtari kriminale.

F.Z, u kap në Itali duke trafikuar kokainë dhe mediat italiane raportuan se ishte arrestuar një agjente e forcave të rendit të Policisë shqiptare.



Skip to toolbar