Dy persona janë arrestuar në flagrancë në tentativë për të vjedhur një banesë në Kavajë. Të arrestuarit janë Q. K., 26 vjeç, banues në Rrogozhinë (i dënuar për vjedhje) si dhe A. H., 26 vjeç, banues po në Rrogozhinë. Arrestimi i tyre është bërë pas një denoncimi nga qytetarët për vjedhjen e banesës.
Pas arrestimit është zbuluar se këto dy persona ishin autorë të 11 vjedhjeve të kryera përgjatë intervalit shtator-dhjetor 2019, si dhe gjatë ditëve të para të muajit janar 2020, konkretisht:
– Më datë 02.01.2020, në fshatin Lekaj, Rrogozhinë, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e një shtetasi;
– Më 05.01.2020, në fshatin Kryevidh, Rrogozhinë, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e pabanuar të një shtetasi;
– Më 15.12.2019, në Kavajë, kanë vjedhur motoçikletën e një shtetasi;
– Më datë 31.12.2019, në fshatin Bardhorë, Kavajë, kanë vjedhur shumën prej 25.000 mijë lekësh të reja në banesën e një shtetasi;
– Më datë 01.11.2019, në fshatin Vorrozën, Kavajë kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe vegla pune në banesën e pabanuar të një shtetasi;
– Më 25.11.2019, në lagjen nr. 1, Rrogozhinë kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e një shtetasi;
– Më 05.09.2019, në fshatin Ballaj Vendas, Rrogozhinë kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e një shtetasi;
– Më 16.12.2019, në lagjen nr. 3, Kavajë, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe pajisje kompjuterike në banesën e një shtetasi.
– Më 20.11.2019, në fshatin Vorrozen, Kavajë kanë vjedhur shumën 30.000 mijë lekë të reja, pranë një firme;
– Më 20.11.2019, në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë kanë vjedhur një kasafortë në firmë hidrosanitaresh.
– Më datë 14.10.2019, në fshatin Vorrozen, Kavajë, kanë vjedhur një pajisje motorrike në banesën e një shtetasi.
Ata do të përballen me akuzat për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.