U largua nga banesa, gjendet i mbytur në kanalin vaditës

AKTUALITET


Një 28-vjeçar, i cili kishte ikur nga banesa disa ditë më parë, është gjetur i vdekur nga familjarët e tij.  është gjetur i vdekur nga familjarët e tij në orët e vona të mbrëmjes së shkuar. I riu është gjetur i mbytur në një kanal vaditës, në afërsi të banesës së tij në fshatin Kullaj të Shkodrës.

Sipas të dhënave nga policia, gjetja e tij në kanal u njoftua nga familjarët rreth orës 22:30 të së shtunës, të cilët deklaruan për policinë që e kishin gjetur të mbytur në ujë në një kanal vaditës. “Shtetasi L.B., 28 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa para disa ditëve, vuante nga depresioni. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet nga mbytja në ujë”, deklaroi policia.



Skip to toolbar