Indrit Beqiraj është liruar dy orë pasi disa persona e morën peng me forcë dhe ushtruan dhunë ndaj tij.
Burime bëjnë me dije se ai dhe vëllai i tij Gentian Beqiraj, që ka qenë i pranishëm në momentet e sherrit, i janë drejtuar Komisariatit të Policisë për të bërë denoncim pas ngjarjes.
Mësohet se dy vëllezërit e kanë referuar si një konflikt të çastit ngjarjen para uniformave blu.
Ata kanë deklaruar se një makinë me katër persona brenda i kanë prerë rrugën kur ata udhëtonin me motor në autostradën Tiranë- Durrës dhe më pas ka nisur sherri i dhunshëm.Megjithatë, burimet thanë se policia dyshon që konflikti midis dy vëllezërve dhe autorëve të ketë qenë më i hershëm dhe po hetohet si “heqje e paligjshme e lirisë”.