“U pezullua dosja për gjetjen e vrasësve”/ 2 Prilli, Yzeiraj: Janë bërë gabime në ekspertiza mjekoligjore e balistike

Më të fundit


Një nga ngjarjet më të debatueshme të historisë së tranzicionit shqiptar, ajo e 2 prillit 1991 në Shkodër, rikthehet sërish në vëmendje pas 35 vitesh. Ish-ministri i Brendshëm, Bajram Yzeiraj, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka ndarë këndvështrimin e tij mbi këtë episod tragjik, ku humbën jetën katër protestues.

Yzeiraj theksoi se, edhe pse është zhvilluar një proces gjyqësor dhe janë ngritur akuza ndaj disa funksionarëve të kohës, ende nuk ka një përgjigje të qartë për autorët dhe organizatorët e vërtetë të ngjarjes.

Sipas tij, ekzistojnë dosje të pezulluara dhe hetime të papërfunduara, ndërsa mënyra si janë trajtuar provat, veçanërisht ekspertizat mjekoligjore dhe balistike, ka qenë problematike dhe ka ndikuar në rrjedhën e procesit gjyqësor. Versione të lidhura me ngjarjen e 2 prillit dhe vlerësimet për të janë të ndryshme. Edhe pas 35 vitesh kreu i opozitës i quan të vetët, ndërkohë që ata janë të gjithë vendit. Ngjarja, të shtyjnë të bësh vlerësime të këtij karakteri. U bë vërtet një proces gjyqësore, u akuzuar kuadrot që u angazhuan në organizimin e asaj proteste. Por, kush janë vrasësit? Cilët janë organizatorët e kësaj proteste? 

Nuk kanë marrë përgjigje! Mesa di unë ka dosje të pezulluara për gjetjen e autorëve, për arsye se këta ish funksionarë, u akuzuan për shpërdorim detyre, vrasje në bashkëpunim, dhe manipulim. Në fakt është një interpretim i gabuar sepse nuk ka prova, sepse ka policë që kanë rrezikuar edhe jetën e tyre. Unë bënë disa gabime, sidomos te ekspertiza mjekoligjore dhe ekspertiza balistike. 

Është bërë një debat në procesin gjyqësor, ku ekspertët nuk kishin dalë në konkluzion për viktimat dhe prokuroria e shfrytëzoi në favor të vet. Fakti që ekspertët, prokurorët dhe më vonë gjyqtarët janë prova që ngjarja u ndryshua”, u shpreh ish-ministri.



Skip to toolbar