U prek nga COVID-19, Etrit Berisha shtrohet në spital!

CORONAVIRUS


Etrit Berisha rezultoi pak ditë më parë i prekur me COVID-19 por gjendja e gardianit kuqezi nuk është e mirë.

Me anë të një komunikate për mediat klubi i SPAL ka njoftuar se Berisha është shtruar në spitalin e Komos për t’iu nënshtruar analizave më të detajuara:

“SPAL komunikon se në vijim të pozitiviteti ndaj COVID-19 të konstatuar më 27 nëntor, në orët e kaluara portieri Etrit Berisha është shtruar në repartin e specializuar COVID-19 në spitalin e Komos për të bërë verifikimet klinike të rastit”, lexohet në deklaratën e klubit italian.

Pak ditë më parë, po klubi i SPAL njoftoi se portieri kuqezi kishte rezultuar pozitiv, gjendja ishte e mirë dhe sipas protokollit sanitar ishte vetë izoluar në shtëpinë e tij, pa pasur kontakte me pjesën tjetër të ekipit. Me sa duket gjendja e gardianit kuqezi është shqetëson jo pak duke e detyruar të shtohet në spital.



Skip to toolbar