Ndoc Mula i cili u rrëzua në greminë gjatë aktiviteti në Malin e Munellës së bashku me grupin e Alfred Lelës ka humbur jetën.
Mula, i cili njihet si një nga ekspertët më të mirë të turizmit malor, nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra.
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjte në Malin e Munellës, ku gazetari Alfred Lela dhe 4 persona të tjerë kishin shkuar për një reportazh në këtë zonë.
Gjatë rugës ata janë rrëzuar dhe dy prej tyre kanë përfunduar disa metra në greminë. Dorien Malaja, Gisel Dollani dhe Alfred Lela morën dëmtime të lehta, ndërsa Ilir Shyti eshte në gjendje të rëndë për jetën.