Një 19 vjeçar është dërguar helikopter drejt spitalit të Traumës pas një dëmtimi që pësoi teksa po eksploronte natyrën në Alpet e Korabit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 teksa i riu ka qenë duke eksploruar me disa shtetas të tjerë natyrën, kur është rrëzsuar aksidentalisht dhe dëmtuar.
Shërbimet e komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, i shkuan në ndihmë një 19-vjeçari. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasin e dëmtuar.
Pas dhënies së ndihmës së parë, 19-vjeçari, është transportuar me helikopter, drejt Spitalit të Traumës./abcnews.al