Gjyqtarja Manjola Bejleri e ka konsideruar vendimin e sotëm të KPK si të padrejtë. Në një reagim për mediat, Bejleri deklaron se vendimi është në kundërshtim me ligjin dhe të gjitha provat e paraqitura sipas saj në proces.
“Relacioni i KPK ishte i mbështetur në të pavërteta, hamendësime dhe në shifra të manipuluara e të dyfishuara qëllimisht në mënyrë flagrante. Unë kam një karrierë prej mbi dy dekadash si gjyqtare, kam gjykuar me mijëra cështje dhe e kam shumë të qartë që kam prekur dhe shumë interesa.”
Reagimi i plotë:
Ky eshte nje vendim haptazi i padrejte, ne kundershtim me ligjin dhe te gjithe provat e paraqitura. Relacioni i KPK ishte i mbeshtetur ne te paverteta, hamendesime dhe ne shifra te manipuluara e te dyfishuara qellimisht ne menyre flagrante. Une kam nje karriere prej mbi dy dekadash si gjyqtare, kam gjykuar me mijera ceshtje dhe e kam shume te qarte qe kam prekur dhe shume interesa.
Nga zhvillimi i seances degjimore u duk qarte qe komisioni nuk i kishte lexuar e studiuar fare prapesimet e mia dhe ato dhjetera prova te paraqitura nga une rishtazi, qe evidentonin gabimet e renda te tyre per analizen time financiare. Nje komision qe zhvillon seance degjimore prej disa oresh, pa dosje perpara dhe pa bere asnje pyetje te vetme, tregon qarte qe vendimi ishte i paracaktuar.
Ky vendim nuk e cenon aspak dinjitetin dhe integritetin tim profesional, por me vjen keq qe i gjithe kontributi im i dhene prej shume vitesh per te drejten dhe Reformen ne Drejtesi, te gjykohet nga nivele dhe ne standarte te tilla. Kam luftuar gjithmone per te drejten dhe do te vazhdoj ta bej.